Osmani: Riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

Presidentja Vjosa Osmani, ka shkruar ne llogarinë e saj në facebook për takimin që zhvilloi me sekretarin e Përgjitshëm të NATO- a Rute. “Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen.Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *