Osmani pret në takim ambasadorin e ri të OSBE-së, Gerard McGurk

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues Ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilit i uroi “mirëseardhje të përzemërt” dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjatë takimit, Presidenca tha se Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm që OSBE-ja ka ndërtuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi rolin kyç që ky mision ka luajtur në forcimin e demokracisë, promovimin e qeverisjes së mirë dhe avancimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

“Në takim, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut”, thuhet nw njoftim.

Më tej, Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe përkrahjen e grupeve të margjinalizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *