Osmani: Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Osmani.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Krahas kësaj, presidentja Osmani përmes një videoje gjatë festës në kujtim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në Ambasadën amerikane, tha se “një gjë mbetet si kristal i qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës. Ne e dimë se kush janë miqtë tanë, ne e dimë se kush qëndroi pranë nesh kur ishte më e rëndësishme dhe nuk do ta harrojmë kurrë”.

Presidentja e vendit më tej tha se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës dhe udhëheqja amerikane na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj me radhë.

“Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë, çdo kapitull i Republikës së Kosovës mban vulën e SHBA-së. Kjo nuk është një figurë fjale, është një fakt”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *