Osmani në takim me Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Osmani në New York, ka takuar përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, ku edhe kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Presidentja po ashtu ka përsëritur kërkesën për largimin e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka deklaruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *