Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.
Presidentja Osmani ka shkruar:
“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka shkruar Osmani.