Osmani: Kosova në BE parakusht për një Evropë në paqe

Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu nga Letonia Edgars Rinkēvičs, kanë mbajtur një konferencë për media.  

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Presidentja ka thënë se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës sot, dhe se ajo e kupton më se miri pozicionin tonë pasi që edhe ajo si Kosova, ka një të kaluar të dhimbshme dhe kufizohet me shtete fqinje agresore. Osmani ka kërkuar me këtë rast që Bashkimi Europian duhet të ketë një përgjigje të qartë ndaj Serbisë dhe veprimeve të saj destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit. “Përderisa shteti dhe rajoni ynë akoma përballen me veprime destabilizuese të Serbisë është me rëndësi që BE-ja të ketë një përgjigje të qartë ndaj veprimeve të tilla që synojnë që rajonin tonë ta kthejnë drejt së kaluarës dhe konflikteve. Kosova ka bërë çmos që të kontribuojë në stabilitetin rajonal, përkundër faktit që këto dy vite të fundit vazhdimisht kemi pasë sulme agresioni nga Serbia në veri me synimin e qartë që të aneksohet territori ynë, sipas modelit rus të aneksimit. Ne i kemi bërë ballë me sukses këtyre synimeve nëpërmjet forcave tona policore dhe me përkrahjen e aleatëve. Por, është me rëndësi që të ketë përgjegjësi për Serbinë si për këto sulme po ashtu edhe për sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në maj të 2023-ës sepse mungesa e përgjegjësisë vetëm po e inkurajon Serbinë që të vazhdojë të përdorë dhunë në rajonin tonë”, ka thënë Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *