Osmani fton partitë politike për konsultim për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në një takim që do të mbahet nesër, më 4 qershor 2025.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Qëllimi i takimit është zhvillimi i konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. “Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *