Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.
“Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Presidentja Osmani.