Osmani: DEFENDER 2025, dëshmi se Kosova është e përkushtuar dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Presidentja Osmani ka shkruar:Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falenderoj  dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.

 FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *