Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit që ka zhvilluar me shefin e NATO- s Mark Rute, ka deklaruar se Kosova është shteti me sentimentin më pro NATO dhe se qytetarët e këtij vendi do të jenë përjetësisht mirënjohës për konitrbutin vendimtar të kësaj aleance për lirinë e vendit.
Presidentja ka deklaruar edhe se gjatë 25 viteve, së bashku me NATO-n, Kosova është shndërruar në një shembull suksesi.
Po ashtu, ajo ka thënë se NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron sot edhe vet Kosova. ‘‘ NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron edhe vet shteti ynë, prandaj synimi ynë për anëtarësim në NATO është një domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të gjithë kontinentin evropian’’, ka thënë Osmani.