Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna tha se bizneset do të shkojnë drejt falimentimit nëse nga qershori hyn në fuqi për daljen e tyre në tregun e lirë energjetik.
Kjo pasi sipas Rafunës, operatorwë energjetik në Kosovë po synojnë t’ua shesin energjinë elektrike për 200% më shtrenjtë.
“Shqetësimi i madh është se bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe ofertat e para janë mbi 200% më shtrenjtë se çmimet që kanë marrë deri sot. Bizneset kësisoj do të shkojnë drejt falimentimit. Ne kemi ngritur shqetësimet dhe kemi kërkuar që dalja në tregun e lirë të shtyhet dhe rritja prej 16.1% e rrymës të suspendohet. Ne kërkojmë që vendimi të pezullohet së paku për një vit. Duhet ta kuptojnë të gjitha qeveritë që gjendja është shumë shqetësuese sa i përket të gjitha bizneseve. Prodhimi i Kosovës ështwë duke rënë@, ka thënë Rafuna.