Numërohen mbi 78% e votave të kandidatëve për deputetë 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri më 18 shkurt, në orën 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve apo rreth 1,970 nga 2,533 të votave të kandidatëve për deputetë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka theksuar se KQZ është duke vazhduar me intensitet të lartë punën për shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por ka rikujtuar se deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta; votat nga votimi jashtë Kosovës; pas vendoset për ankesat eventuale nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Elezi ka thënë se është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *