Numërimi i votave drejt përfundimit. Kaq deputet do t’i kenë partitë politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka shkruar në facebook se pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga diaspora (qoftë përmes postës apo misioneve diplomatike), tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Sipas përllogaritjeve, ndarja e mandateve do të jetë:

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

✔ LVV – 48 mandate

✔ PDK – 24 mandate

✔ LDK – 20 mandate

✔ AAK – 8 mandate

Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.

Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, ka shkruar Cakolli. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *