Nuk lejohet dalja nga dhoma pas orës 22:00, Sylvinho vendos rregulla strikte për djemtë e Kombëtares

Sylvinho ka dhënë urdhrin e prerë që çdo lëvizje e futbollistëve do të bëhet vetëm me lejen e stafit teknik.  Lojtarët e kanë të ndaluar të konsumojnë kafe apo dhe thjesht të takojnë familjarët apo miqtë e tyre në hotel Po ashtu, Sylvinho ka vendosur që futbollistët duhet të rrijnë në dhomë për të pushuar dhe nuk do lejohet me dalja pas orës 22:00 të darkës. Nëse dikush prej lojtarëve kërkon të dalë për të marrë ajër të pastër, apo të shkojë në pishinë apo SPA, duhet ta bëjë vetëm me lejen e stafit teknik. Këto rregulla do të jenë të vlefshme përgjatë gjithë eleminatoreve.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *