Një serb i përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi te  “Albi Mall”

Një qytetar serb nga Leposaviqi dyshohet se është përfshirë në grabitjen e armatosur në Veternik të Prishtinës, ku mbeti i plagosur së paku një person.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

M. Vukojeviq, një qytetar serb nga Leposaviqi, është lajmëruar sot i plagosur në Qendrën Emergjente në Graçanicë dhe ka kërkuar ndihmë.

Ai dyshohet se është njëri nga katër grabitësit e dyshuar të një furgoni që po transportonte para në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik.

Siç raporton portali Sinjali, Vukojeviq është paraqitur në Emergjencë me plagë në këmbë dhe në gjoks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *