Prokuroria e Shtetit, njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e tetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16)persona, dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.