Nervozohet komandant Tara. Kërkon publikimin e një dokumenti

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara ka kërkuar nga Prokuroria ta publikojë një dokument, për të cilin thotë se ia ka rrezikuar jetën familjes së tij.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Përgjigjet i kam dhënë 2019, i qëndroj prapa. Pa u shqyrtuar ky dokument unë nuk flas. Unë do të flas pas shqyrtimit të këtij problemi tim, pasi ka rrezikuar nderin tim kombëtar, dhe familjen time 10-anëtarëshe. Do t’i dëgjoni të gjitha përgjigjet, pas shqyrtimit të këtij problemi”, ka thënë dëshmitari Tara.

Ai  ka quajtur kriminelë, ata të cilët e kanë intervistuar në vitin 2019.

“E kam bërë se unë jam në gjendje të përgjigjem në çdo pyetje, por hapjes së këtij dokumenti. Se çka kanë bërë ish-hetuesit e mi, që unë i quaj kriminelë hetues. Më kanë shpallur tradhtarë të kombit me një dokument që nuk e kam lexuar, nënshkruar dhe kurrë nuk është më paraqitur”, ka deklaruar  Tara.

Ai ka thënë së nuk flet më dhe të mos i bëhen pyetje. “Dua dokumentin që të bëhet i ditur për popullin tim se çka po punohet në këtë gjykatë”, ka këkruar  Tara. Pasi një dokument u publikua, ai ka thënë se është mashtruar dhe nuk është lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *