Kjo marrëveshje u nënshkrua sot në Tiranë nga tre ministrat e mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Pirro Vengu, dhe nga ministri i Kroacisë Ivan Anushi.
Kjo marrëveshje synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
Për këtë marrëveshje ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili e ka cilësuar hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse.