Afër Pikës së Kalimit Kufitar Vërmicë, policia ka ndaluar një person (këmbësor). Pas legjitimimit është kuptuar se M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë. Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan. I Dyshuari pas intervistimit me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit. Posedonte barna dhe monedha ruse

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!