Myslimanët kremtojnë fiter bajramin

Sot në Kosovë dhe botën besimtarët e fesë islame festojnë Fitër Bajramin. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Fitër Bajramit u falë në orën 06:59 minuta. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Ai ka theksuar se feja islame angazhohet për formimin e një shoqërie të shëndoshë dhe humane, duke shtuar se nëse njeriu lufton drejt do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Është një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”, ka thënë kryeimami Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *