Muharrem Ibraj është shqiptari i cili akuzohet për krime lufte në Gjakovë

Muharrem Ibraj është nga fshati Osek Hilë i Gjakovës që kishte kryer krime ndaj shqiptarëve nën uniformën e policisë serbe.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati.

Ibraj në verën e vitit 2005 ishte paraqitur në Hagë, si dëshmitar mbrojtës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Madje, në ditën e parë të dëshmisë, ai kërkoi nga trupi gjykues që të mos e mbulojë apo turbullojë imazhin e tij në ekranin televiziv, dhe të mos i fshehë emrin dhe mbiemrin e tij, por t’i publikojë me emrin e tij të plotë. 

 Ibraj në disa intervista për mediat në serbi ka pranuar se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit.  Ai ka thënë se kurrë më nuk do të shkel në Gjakovë.


Ndaj Muharrem Ibraj është lëshuar edhe një urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli.


Mësohet se Ibraj jeton në Nish, ndërsa shumica  e familjes së tij jetojnë në vende të ndryshme të botës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *