Mosvotimi i nënkryetarit serb – Prattipati shihet teksa hyn në Kuvend, raportohet për takim me Osmanin

E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është parë teksa hyn në objektin e Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive të parlamentit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Për këtë, raportohet se ajo do të zhvillojë takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimin me Osmanin, Prattipati është duke e zhvilluar para vazhdimit të seancës konstituive, proces i cili s’është përfunduar pasi që ende s’është zgjedhur nënkryetari i parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb.

Seanca pritet të fillojë pas pak për të vazhduar me punimet e saja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *