Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë akademisë përkujtimore për Haxhi Thaçin, foli për moslejimin e pjesëmarrjes së ish- Presidentit Thaçi në varrimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.
“Shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd, sepse padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes tënde dhe luftarëve të tjerë sot iu shtua një padrejtësi njerëzore e morale. Si tepër iluzion dhe po shkelmon vlerat, parimet dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ajo e ka cilësuar si të amoralshme dhe false Gjykatën Speciale në Hagë.
“Gjykata Speciale i vuri vulën amoralitetit dhe falsitetit të vet, me ndalimin të burgosurit padrejtësisht dhe kundra ligjërisht, Hashim Thaçit për t’i dhënë lamtumirën babës së vet”, ka thënë Spiropali.