Mikrofonat ua ndalën – PDK-ja flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit!

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari tash e disa herë nuk lejon deputetët të bëjnë deklarime.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Përmes letrave, PDK-ja kërkon nga partia e parë që të respektojnë betimin e dhënë të deputetit, dhe se Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër.

“Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”!

“Kthehuni në rendin e ditës”!

“Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër”.

“As për një komision për votim të fshehtë”.

“Ju lutem thërrisni arsyes”!

“Mos e cenoni demokracinë”!

“Mos e mbani peng Kosovën”!

“Ju edhe mundeni me na ndal mikrofonin”!

“Por zanin tonë nuk mundeni me ndal asnjëherë”!