Mediat në Mitrovicë: Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia

Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit.

Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan Mitropol, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *