Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vizitën e ish- Presidentit Thaçi

Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë gjatë ditës së sotme, përveç vëmendjes së madhe të mediave vendore, ka krijuar jehonë edhe jashtë vendit aq sa të raportohet edhe nga mediat ndërkombëtare. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Janë The Washington Post” dhe Agjencia e lajmeve Associated Press”, ato që i kanë kushtuar artikull vizitës së dytë të Thaçit brenda pak ditësh, i cili me të arritur në Kosovë, shkoi në Burojë për të vizituar varrin e babait që vdiq të dielën që shkoi në QKUK pas një sëmundje të gjatë

Në raportimet e këtyre mediave, theksohet se ish-presidentit Thaçi, nuk iu dha leja që të ishte i pranishëm në funeral.

Screenshot

Po ashtu, në raportimin e këtyre mediave, theksohet edhe pjesëmarrja e shumë udhëheqësve dhe politikanë vendas nga Kosova dhe Shqipëria fqinje në varrim. Tutje, aty theksohet edhe se, Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, është ankuar në Dhomën e Specializuar të Kosovës në Hagë se Thaçit i është ndaluar të shkojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *