Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë

Është mbyllur brenda 20 minutash seanca plenare e mbajtur këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët u kthyen pas 2 muajsh fushate. Seanca nisi dhe përfundoi me debate mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Teksa Spiropali pyeti nëse dikush kishte vërejtje për procesverbalin, Gazment Bardhi tha:

“Në procesverbal keni zbardhur emra të tjerë të deputetëve të krahut andej e përfaqësues të qeverisë. Ju duhet të vini emra të vërtet të atyre që ju përfaqësoni të tjerë, fjala vjen zonja kryetare, ju nuk quheni Elisa Spiropali ju quheni përfaqësuese e Xhafbatëve në Kuvendin e Shqipërisë”.

Kryeparlamentarja në këtë moment vendosi që deputetit demokrat ti mbyllej mikrofoni.

Debate pati edhe mes Spiropalit dhe kreut të opozitës Sali Berisha i cili tha se në këtë seancë do duhet të flitej më tepër rreth “farsës elektorale të ndodhur në 11 maj”.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

“Ai tani është Blendi Xhabafti”, tha Berisha duke iu drejtuar Blendi Gonxhes, në këtë moment kryeparlamentarja tha se do i hiqte të drejtën e fjalës:

“Ta dhash të drejtën e fjalës, ta heq të drejtën e fjalës. Ti nuk mnd të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe të prishësh kuvendin e Shqipërisë. Bëtë një kërkesë, nuk dini të flisni për kërkesën tuaj. E mbylle për sot, siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp”,-tha Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *