Mbyllen hetimet për dosjen e ish-presidentit Meta, SPAK ua komunikon të pandehurve

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Meta”, ndërsa të pandehurit kanë nisur paraqitjen në këtë institucion për t’u njohur me përfundimet e hetimeve.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

E para që ka hyrë në ambientet e SPAK ka qenë Ema Çoku, e cila është hetuar për veprën penale të pastrimit të parave.

Po këtë të hënë, është paraqitur në SPAK edhe Fatime Kryemadhi, ndërsa në ditët në vijim, konkretisht të mërkurën, pritet të paraqitet edhe Monika Kryemadhi.

Gjithashtu, po sot do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos.

Për ish-presidentin Ilir Meta ende nuk dihet se kur do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaron se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim nga SPAK.EA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *