Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III e ka uruar Kosovës për përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të pavarësisë, përmes një letre dërguar presidentes Vjosa Osmani.
Në letrën të cilën e ndau për publikun Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, theksohet lidhjet e forta mes dy vendeve.
“Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta, dhe shpresoj ta forcojmë edhe më tej miqësinë tonë”, thuhet në këtë letër.
“Shpresoj dhe kam një ambicie të fortë që kombet tona të bashkëpunojnë për të pasur një ndikim pozitiv mbi ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat ndikojnë globalisht te të gjithë ne”, thuhet tutje në urimin e mbretit.