Kryesia e PDK- së është mbledhur në një takim pas dështimit të 12- të seancës konstituive. Takimi është i mbyllur për media, ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për shtyp.
Ndryshe një ditë më parë, PDK ka marrë një ftesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një takim të përbashkët me te gjitha partitë shqiptare për të diskutuar për formimin e një qeverie të tranzicionit ndërmjet partive shqiptare deri në zgjedhjen e Presidentit.