Më shumë se 400 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ushtria izraelite thotë se po godet “objektivat terroriste” në të gjithë Gazën pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan – kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga 19 janari, kur filloi armëpushimi.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli “do të veprojë kundër Hamasit me forcë ushtarake në rritje”, duke e akuzuar Hamasin për “refuzim të përsëritur për të liruar pengjet tona” dhe për refuzim të propozimeve për zgjatjen e armëpushimit.
Hamasi akuzon Izraelin se ka sulmuar “civilët e pambrojtur” dhe thotë se ndërmjetësit duhet ta mbajnë Izraelin “plotësisht përgjegjës” për “shkeljen dhe përmbysjen” e armëpushimit
Izraeli thotë se 59 pengje mbahen ende në Gaza, me 24 që besohet se janë gjallë – një grup që përfaqëson familjet e pengjeve akuzon qeverinë izraelite se ka zgjedhur “të heqë dorë nga pengjet” duke nisur sulme të reja.
Donald Trump ende nuk ka komentuar mbi sulmet e Izraelit – Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes thotë se Hamasi “zgjodhi luftën” duke mos liruar pengjet. BBC