Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Oborri Mbretëror Saudit, ndërsa mediat e huaja janë duke raportuar për detaje mbi marrëveshjet që ai ka nënshkruar me princin saudit.
Sipas BBC-së, deri më tani dihet se në marrëveshje përfshihen;
- Një memorandum mirëkuptimi për energjinë
- Një letër synimi për bashkëpunim në fushën e kapaciteteve të ardhshme mbrojtëse, që raportohet se përfshin deri në 100 miliardë dollarë në blerje armësh amerikane nga Arabia Saudite
- Një memorandum mirëkuptimi për burimet minerale
- Një memorandum mirëkuptimi me Departamentin Amerikan të Drejtësisë
- Bashkëpunim në fushën e hapësirës dhe sëmundjeve infektive
Është bërë e ditur se më vonë gjatë ditës, presidenti amerikan do të mbajë edhe një fjalim në një forum investimesh ShBA-Arabi Saudite.