Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas takimit të tensionuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Macron në një shkrim në platformen X tha se Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima e agresionit.
“Ka një agresor: Rusia. Ka një viktimë: Ukraina. Kishim të drejtë të ndihmonim Ukrainën dhe të vendosnim sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë — dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Me “ne”, nënkuptoj amerikanët, evropianët, kanadezët, japonezët dhe shumë të tjerë.
Faleminderit të gjithëve që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Dhe respekt për ata që kanë luftuar që nga fillimi — sepse ata po luftojnë për dinjitetin e tyre, pavarësinë e tyre, fëmijët e tyre dhe sigurinë e Evropës”, shkroi Macron.