Ambasada Britanike në Prishtinë, është shprehur thellësisht e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij gjatë dy viteve të fundit.
Ambasada ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të mbrojë dhe ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë edhe sigurimin e një ambienti të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetike.
Tutje, ambasada ka kërkuar nga Qeveria që edhe të bashkëpunojë me median dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave.