Kuvendi publikon agjendën për seancën konstituive

Nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës që do të nisë nga ora 10:00.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Siç njofton Kuvendi, fillimisht do të bëhet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Pika e tretë do të jetë zgjedhja e kryekuvendarit e pika e katërt zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *