Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar në facebook për takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO- s Mark Rutte. “Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe. ” Tutje Kurti ka thënë se “falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme”.
Kurti: Vullnet i pathyeshëm dhe synim i pandryshueshëm që t’i bashkohemi NATO- s

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!