Pas takimit që ka zhvilluar me emisarin evropian Peter Sorensen, kryeministri Kurti tha që ka kërkuar nga ai që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës. Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së.
Sa i përket procesit të dialogut, kryeministri Kurti kërkoi që Serbia ta zbatojë në plotni dhe pa kushtëzime marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit si dhe ta dorëzoi tek autoritetet e Kosovës kryeterroristin Millan Radoiçiq.