Kryeministri Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025″, vizitoi stendat dhe pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric. Ai u njoh nga afër me përfaqësuesit e kompanive si dhe me punën që e zhvillojnë në fushat e teknologjisë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale.
