Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar emisaren britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se kanë diskutuar për sigurinë, mbrojtje e diplomaci.
Veç kësaj, sipas Kurtit në takim është folur edhe për Procesin e Berlinit.
“Takimi me të Dërguaren e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ishte mundësi e mirë për të thelluar diskutimet mbi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Siguria dhe mbrojtja, diplomacia dhe industria kreative ishin pjesë e temave të bisedës, gjersa trajtuam edhe pritshmëritë mbi samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do zhvillohet në Londër në tetorin e këtij viti.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Republikës së Kosovës, për çka dhe shpreha mirënjohjen ndaj emisares Pierce për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë” – ka shkruar ai.