Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot janë betuar gjatë ceremonisë të gjeneratës së dytë 2025, nga pjesëtar civil duke u kthyer në ushtarak.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nga Salla e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj ku u mbajt ceremonia, theksoi se FSK është institucioni ku vazhdon të frymojë ëndrra e atyre që e sollën lirinë.

“Me mbi 300 milionë euro investime në këto katër vitet e fundit dhe me mbi 2700 ushtarë e oficerë të rinj të rekrutuar, Ushtria e Kosovës me hapa të shpejtë po ecë me kapacitete të plota drejt zhvillimit si ushtri profesionale, me përbërje multietnike. Ëndrrën e gjithë atyre që luftuan për liri, sot po e jetësoni ju rekrut të dashur”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur se Kosova ka qenë nikoqir i ushtrimit ndërkombëtar nga ushtria amerikane, “Defender Europe 2025”, ka nënshkruar marrëveshjen ushtarake kornizë me Turqinë dhe marrëveshjen trelaterale për forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri – Kroacinë. Ai ka thënë gjithashtu se vendi së shpejti do të bëhet me fabrikën e parë për krijimin e municioneve ushtarake.

“FSK nuk është vetëm një institucion ushtarak, është simbol i sovranitetit, i përkushtimit ndaj vlerave demokratike dhe partnere e besueshme në arenën ndërkombëtare”, ka thënë komandanti dhe gjenerali, Jeton Dreshaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *