Kurti reagon për rastin e arrestimit të ish- policit të Kosovës në Serbi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiu.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.

Kurti ka thënë se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nuk duhet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *