Kurti në Srebrenicë me Martin Berishajn, Çitaku: Në emër të viktimave po pastron figurën e personit të skandaleve

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti që në 30 vjetorin e gjenocidit shkoi në Srebrenicë bashkë me Martin Berishajn, e përfshirë në shumë skandale.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Deputetja ka thënë se në emër të viktimave, Kurti ka bërë përpjekje ta pastrojë figurën e Berishajt.

Postimi i plotë i Çitakut:

Albin Kurti ka shkuar në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt

Çfarë fyerje

Çfarë poshtërimi

Për Kosovën

Për viktimat

Për gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën.

Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim

Një abuzim i skajshëm me dhimbjen.

Dhe një arrogancë e frikshme ndaj kujtesës historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *