Për këtë masakër të parë të luftës së fundit, nuk kanë ndarë drejtësi as prokuroria ndërkombëtare pas çlirimit dhe as kjo e shtetit tonë pas shpalljes së pavarësisë.
Gjatë këtyre 27 viteve, shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e së vërtetës.
Ende ka plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë, që presin të dëshmojnë.
Mosveprimi i institucioneve është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilat jetojnë me plagët e hapura dhe mungesën e përgjegjësisë, ka shkruar kryeministri Kurti.