Kurti i quan nomadë “opozitarët”: S’po duan të kenë shtëpi

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, opozitare të cilët s’po pranojnë të shkohet me votim të fshehtë për votimin e kryekuvendarit, i ka quajtur “nomadikë”, meqë sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti i kishte quajtur partitë opozitare edhe si “hajvana”, në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se ka dalë parti e parë. Gjuha e Kurtit ndaj opozitës është edhe një prej arsyeve se pse asnjë nga to nuk po pranon të bashkëpunojë me Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *