Kurti e Vuçiq nesër përballen në Shkup

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit në samitin dyditor që mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Takimi i nivelit të lartë mbledh krerët politikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare për të shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt Tregut të Përbashkët Rajonal, raporton Gazeta Express.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Ëinery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.

Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.

Takimi i Liderëve mbi Planin e Rritjes – Agjenda:

30 Qershor 2025

Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski

Vendi: “Ëinery Kamnik”, Shkup

Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore

Formati: 1+0

Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues

Vendi: Po ashtu “Ëinery Kamnik”

Të ftuar:

Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)

Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)

Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)

Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)

Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)

Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *