Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Beteja e Koshares”. “Sot u bënë 26 vjet prej mëngjesit të hershëm të 9 prillit të vitit 1999, kur filluan luftimet në brezin kufitar përgjatë kufirit të vendosur dhunshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës nën Jugosllavi, që do të njiheshin si Beteja e Koshares. Për dy muaj rresht, deri më 10 qershor 1999, mbi 2000 pjesëtarë të UÇK-së, do të luftonin me forcat e ushtarake serbe në një vijë disakilometërshe. Një numër shumë i madh dhe ende vështirë i llogaritshëm i ushtarëve serbë, prej disa qindrash, do ngelnin të vrarë dhe të plagosur nga këto luftime, për çka këto shifra deri sot janë munduar të fshihen larg publikut nga autoritetet serbe, ka shkruar Kurti.

