Kryeministri Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Fidan

Takimet në Mynih, në kuadër të edicionit të 61-të të Konferencës së Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *