Kryeministri Kurti takoi alpinisten Uta Ibrahimi

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij alpinisten e mirënjohur, Uta Ibrahimi. Ajo është gruaja e parë shqiptare e cila arriti të ngjitet në majën më të lartë të botës – Everest. Njëherësh alpinistja e parë në Ballkan që ka ngjitur 13 nga 14 majat mbi 8000 metra – të njohura si çatitë e botës. Aktualisht po bën përgatitjet e fundit për të ngjitur majën e Kanchenjungës – maja e tretë më e lartë në botë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Kryeministri Kurti e përgëzoi për sukseset e saj dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë nëpër botë, si dhe i uroi fat dhe mbarësi në ngjitjen e saj të radhës.

 Në këtë takim të përzemërt, znj. Ibrahimi i dhuroi kryeministrit Kurti librin e saj për fëmijë, “Uta në Sharr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *