Kryeministri Kurti bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

Në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe fillimisht te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vijuar pastaj te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ku vendosi kurore me lule të freskëta.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 “Në këtë ditë i kujtomë e i përkujtojmë dëshmorët e kombit, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit. Përkujtojmë 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës”, ka shkruar Kurti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *