Krasniqi: Kurti po tenton ta mbajë pushtetin në mënyrë të paligjshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit për herë të dhjetë të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e ka akuzuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen se po tentojnë të mbajnë pushtetin në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese.“Sot është hera e dhjetë që mblidhemi dhe asnjëherë nuk është lehtë të dalim para juve për të konstatuar një gjendje të papranueshme, një gjendjeqë vërtetë qytetarët e Kosovës as nuk kanë votuar e as nuk e kanë pritur. Pra një tentim për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht, në mënyrë të paligjshme, jokushtetuese, në mënyrë të dhunshme sepse mentaliteti i diktatit është mentaliteti i ish-qeverisë, e cila nuk e ka marrë besimin qytetarë por nuk po pajtohet me verdiktin që ia kanë dhënë qytetarët”, tha Krasniqi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sipas kreut të PDK-së, në mungesë të shumicës parlamentare “Albin Kurti dhe LVV edhe sot për të dhjetën herë me radhë tentuan që në forma të paligjshme, jo kushtetuese, fatkeqësisht duke e keqpërdorur në mënyrën më eklatante një njeri të moshuar që është deputet i Kosovës, z. Dehari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *